Ballina Vendi Homazh ne diten e tij te lindjes per Aleksander Xhuvanin!

Homazh ne diten e tij te lindjes per Aleksander Xhuvanin!

1

Më 14 mars të vitit 1880, u lind në Elbasan arsimtari dhe gjuhëtari, Aleksandër Xhuvani.Mësimet para i mori në vendlindje, ndërsa për të ndjekur shkollën mesme do të zhvendosej në Vilajetin e Manastirit. Përgjatë vjetëve 1903-1906, kreu studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Më pas, iu drejtua Italisë dhe u vendos në Shën Mitër, Koronë, ku nisi të japë mësime të gjuhës shqipe. Xhuvani mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u caktua mësues dhe drejtues i Normales. Asokohe, iu përvesh punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Krahas veprimtarisë në arsim përmes mësimëdhënies, që e quante si “më të lartin e më fisnikun e arteve”, Xhuvani ushtroi në dhjetor 1921 edhe detyrën e ministrit të Arsimit. Po ashtu, do të kontribuonte edhe në zhvillimin e gjuhësisë.Trajtimi i çështjeve themelore të mësimdhënies, i përmbajtjeve mësimore, si edhe i parimeve didaktike, qenë në qendër të hulumtimeve dhe studimeve të tij. Në krijimtarinë e tij të ngjeshur hasim publikime të shumta lidhur me metodologjitë e pedagogjisë, stilistikën dhe njohuritë sintaksore të shqipes, sikurse janë: “Fillime të pedagogjisë / Pjes`e parë; Psikologji e shtime në punë t`edukatës”, “Fillime të pedagogjisë/ Pjes`e dytë/ Didaktika”, “Edukatë, Libri i gjuhës shqipe”, “Njohuritë e para të sintaksës shqipe” dhe “Fillime të stilistikës dhe të letërsisë së përgjithshme”.Xhuvani ndërroi jetë më 22 nëntor 1961.