Qytetarëve të Holandës do t’u ofrohet krem falas për mbrojtjen nga dielli këtë verë në një përpjekje për të trajtuar nivelet rekord të kancerit të lëkurës në vend.
Sipas qeverisë, dispenzuesit e kremrave kundër diellit do të vihen në dispozicion këtë verë në shkolla dhe universitete, në festivale, parqe, ambiente sportive dhe hapësira të hapura publike në të gjithë vendin.
Autoritetet mjekësore kanë raportuar një rritje rekord të rasteve të kancerit të lëkurës në vitet e fundit.
Kremi kundër diellit është vërtetuar se është mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes dhe fëmijët duhet të mësohen ta aplikojnë atë që në moshë të hershme, në mënyrë që të bëhet po aq ritual sa larja e dhëmbëve, thonë ekspertët.