Ballina Lajme Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, kush është 32-vjeçarja (EMRI)

Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, kush është 32-vjeçarja (EMRI)

1

Është zbuluar identiteti i gruas që hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të lindur më datë 30 dhjetor 2022. Bëhet fjalë për Orjana Gremin 32-vjeç.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares, e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Si rrjedhojë është shoqëruar në komisaritin e Shkodrës 32-vjeçarja O. G. Ajo akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”.