Ballina Sport HISTORIKE! Të rinjtë e Apolonisë mposhtin Astanën, fierakët vijojnë rrugëtimin në Champions...

HISTORIKE! Të rinjtë e Apolonisë mposhtin Astanën, fierakët vijojnë rrugëtimin në Champions League.

1

Apolonia 3-1 Astana 

UEFA Youth League, Round 1

Stadiumi: Loni Papuçiu

Apolonia U-19 ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Astanës U-19, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Champions League për të rinj. Përballja e parë kishte dalë me shifrat 1-1, ndërsa sot në “Loni Papaçiu” u shkruajt historia.

Apolonia vijon rrugëtimin në këtë kompeticion të rëndësishëm teksa tashmë do të luajë në turin e dytë të Champions League me Hajduk Split U-19. Takimi i parë do të zhvillohet në datën 26 tetor, kurse sfida e kthimit do të zhvillohet në 2 nëntor.

Formacionet Zyrtare:

APOLONIA(4-3-3): Bega; Kurti, Borova, Pali, Cakaj; Rakipaj, Topi, Lutaj; Mezani, Maksuti, Trifoni. Trajner: Bledar Borova

ASTANA (4-3-3): Onoprienko; Mamontov, Tokushev, Adil, Akzhigitov; Ispanov, Bakyt, Zhumabekov; Shugay, Berezutskiy, Madelkhan. Trajner: Vladimir Glevich