Të pikon në shpirt historia e një vajze 11-vjeçare dhe nënës së saj në Ukrainë të cilat kanë humbur të dyja këmbët nga një sulm me raketë në stacionin hekurudhor Kramatorsk.
Teksa prisnin trenin, të dyja shkuan për të marrë nga një çaj, ndërsa vëllai binjak i Yana-s, Yaroslav, po shihte bagazhin, shkruan në një postim në Facebook Spitali i Fëmijëve Shën Nikolla i Shoqatës së Parë Mjekësore të Lviv.
Natalia ende nuk mund t’ia falë vetes që shkuan për të marrë çaj, thuhet në postimin që citon noa.al përmes BBC.
Në një intervistë me organizatën United for Ukraine, Natalia thotë se nuk e mban mend zhurmën e shpërthimit, por kujton se me të hapur sytë ka parë gjithçka të mbuluar me gjak dhe njerëz të shtrirë kudo.
Natalia kishte humbur njërën këmbë; ndërsa e bija i kishte humbur të dyja. Spitali tha se është duke u kujdesur për ato prej disa javësh dhe më pas nënë e bijë përfundimisht do të shkojnë në SHBA për trajtim të mëtejshëm