Ballina Bota Hipi në anijen gjermane për t’i shpëtuar luftës, 18-vjeçarja ukrainase përdhunohet nga...

    Hipi në anijen gjermane për t’i shpëtuar luftës, 18-vjeçarja ukrainase përdhunohet nga 2 burra

    1

    Një refugjate ukrainase 18-vjeçare dyshohet se është përdhunuar në grup nga dy burra në bordin e një anije-hotel gjermane që përdorej për të strehuar njerëzit që iknin nga lufta e zhvilluar nga Rusia.

    18-vjeçarja thuhet se u sulmua nga dy burra njëri pas tjetrit në anijen e hotelit Oscar Wilde.

    Autorët e dyshuar, të moshës 37 dhe 26 vjeç, janë nga Iraku dhe Nigeria, por gjithashtu kanë nënshtetësi ukrainase, raportoi Bild

    Policia nisi një hetim mbi sulmin e dyshuar që ndodhi më 6 mars dhe arrestoi dy burrat, të cilët mbeten në paraburgim, konfirmoi të hënën zyra e prokurorit të Dusseldorf.

    Më shumë se 25 refugjatë po qëndronin në anije në kohën e incidentit pasi u larguan nga pushtimi brutal rus i Ukrainës muajin e kaluar, 24 shkurt.    

    Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, më shumë se tre milionë njerëz, përfshirë mbi një milion fëmijë, janë larguar nga Ukraina për në shtetet e tjera të Evropës, sipas OKB-së, shkruan Daily Mail.