Në Nyon të Zvicrës është hedhur të martën shorti i eliminatoreve të Champions League.
Klubi kryeqytetas i Partizani ka njohur kundërshtarin e tij për në turin e parë të këtij kompeticioni.
Të kuqtë do të përballet me skuadrën bjelloruse Bate Borisov në raundin e parë kualifikues të Champions League.
Ndeshjet e para do të luhen më 11 ose 12 korrik, ndërsa kthimi pas një jave.