Ballina Vendi Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore ka rritur importin e tyre, çka...

Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore ka rritur importin e tyre, çka është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e përdorimit në bujqësi. Balla dhe Subashi në pikën e tregtimit të inputeve në Kallm të Fierit te fermerit Robert Etsi

2

Nëse vite më parë fermerët prireshin në blerjen e fidanëve dhe farërave sa më të lira me qëllim që kostoja e prodhimit të dilte sa më ulët, sot ky është një realitet krejt ndryshe. Kërkesat e tregut si të brendshëm dhe të jashtëm i kanë penalizuar ata duke iu lënë prodhimet stok në fushat e tyre, pa gjetur treg, për një fakt të thjeshtë se farat e lira dhe të pacertifikuara nuk iu kanë dhënë cilësinë e duhur të prodhimit.

Në këto kushte në sajë të ndërgjegjësimit dhe përballjes me fermerët dhe zhgënjimet e tyre, vetë tregtarët e inputeve dhe plehrave kimike rritën kërkesat në drejtim të tregut të importimit për të sjellë në vendin tonë farëra të cilësisë së. Në një nga këto pika është dhe ajo e Robert Etsi, në Kallm të bashkisë së Fierit, një prej atyre fermerëve fierakë, që falë punës, përkushtimit, sakrificave ka arritur të ketë sot një biznes të suksesshëm agrobujqësor, një pikë të tregtimit të farërave dhe inputeve bujqësore, duke u ardhur në ndihmë gjithë fermerëve të zonës së Fierit dhe jo vetëm.

Gjatë vizitës së të deleguarit të qarkut të Fierit, deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Armando Subashi ata janë njohur me të rejat në këtë fushë si dhe me problematikat që ka ky sektor. Për Ballën dhe Subashin me rëndësi për fermerët është kontrolli i cilësisë së imputeve bujqësore dhe i çmimeve. Nga ana e tij Etsi ka pohuar se krahasur me vitet e mëparshme çmimet e pleharëve kimikë kanë pësuar ulje të ndjeshme dhe fermerëve po iu ofrohen farëra të certifikara nga vendet e bashkimit Europian që gatrantojnë dhe rendimente të larta.

Aktualisht në zonën e bashkisë së Fierit në sajë dhe të politikave mbështetëse të qeverisë shqiptare është rritur në mënyrë të konsiderueshme sipërgajq e mbjellë me grurë dhe në sajë të shërbimeve me plehëra cilësore synohet një rendimet i kënaqshëm,. Të nisur nga leverdia ekonomike fermrët e Ferit kanë marrë me dhjetëra hektarë tokë me qira dhe të mbjella me grurë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 60 kompani importojnë inpute bujqësore të standardeve CE nga vendet e BE dhe vendet e rajonit, të cilat kontrollohen dhe analizohen konform kritereve ligjore dhe më pas kalojnë për përdorim në bujqësinë shqiptare.

Miratimi dhe dhënien e licencave për inputet bujqësore që hyjnë në Shqipëri, shqyrtohet në Komisionin e posaçëm, i cili është ngritur në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. 87% e inputeve bujqësore janë plehra kimike dhe cilësia e tyre është e lidhur drejtpërdrejt me cilësinë e prodhimit bujqësor pasi plehërimi ka dy misione, të ushqejë bimën por edhe të ruajë tokën. Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore ka rritur importin e tyre, çka është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e përdorimit në bujqësi. Ndërhyrja që u bë në paketën fiskale për heqjen e TVSH-së ka dhënë efekt në formalizimin e sektorit dhe uljen e çmimeve.

/Tv Kombi/