Ballina Lajme “Hap i madh në rrugën evropiane”, Von der Leyen uron Maqedonin e...

“Hap i madh në rrugën evropiane”, Von der Leyen uron Maqedonin e Veriut për miratimin e propozimit francez: Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët!

1

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, reagon pas vendimit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, duke i hapur kështu rrugë nisjes së procesit të negociatave për RMV dhe Shqipërinë.

Në një mesazh në “Twitter”, Von der Leyen shkruan se për Maqedoninë e Veriut kjo ishte një mundësi e historike dhe “e kapi atë”.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, shkruan në Twiiter Ursula von der Leyen.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 16 korrik miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.