Ballina Vendi Habitati i Tulipanit shqiptar shpallet “Monument natyror”

Habitati i Tulipanit shqiptar shpallet “Monument natyror”

1

Qeveria shqiptare me një vendim të  posaçëm ka shpallur të hënën habitatin e tulipanit shqiptar(Tulipaalbanica)“Monument natyror”.

Shpallja u bë me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

Tulipa albanica është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Shqipëri, në qarkun e Kukësit.

Tulipa albanica është një bimë e lulëzuar në gjininë e tulipanit, familja Liliaceae. 

Ajo u zbulua në afërsi të fshatit Surroj në Shqipëri në vitin 2010. Bima është e rrezikuar pasi rritet në një zonë më të vogël se 100 hektarë e rrethuar nga aktivitete minerare.

Monumenti i natyrës ka një sipërfaqe 35.5 ha dhe zonë buferike 200 m rreth kufirit të zonës të mbrojtur.

Zona e mbrojtur përfshin habitatin e një lloji të rrallë e të kërcënuar me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike.

Tulipa Albanica është bërë pjesë e listës së 86 tulipanëve të konsideruar si të veçantë në botë.

Njoftimi

SHPALLJEN E HABITATIT TË TULIPANIT SHQIPTAR“MONUMENT NATYROR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10,të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljene habitatit të tulipanit shqiptar(Tulipaalbanica)“Monument natyror”,kategoria III e zonave të mbrojtura, sipas hartës në shtojcën 1, dhe kufirit të paraqitursipas tabelës së koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhen këtij vendimidhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Monumenti i natyrës ka një sipërfaqe 35.5 ha dhe zonë buferike 200 m rreth kufirit të zonës të mbrojtur, në të cilin zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes e njëjtë me rezervën strikte.

3. Zona e mbrojtur përfshin habitatin enjë lloji të rrallë e të kërcënuar me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike, sipas aneksit nr.1, i cili përmban skedën e monumentit të natyrës.

4. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

/ rtsh.al /