Ballina Lajme Grida Duma braktis Parlamentin për Top Story.

Grida Duma braktis Parlamentin për Top Story.

1
MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE PARLAMENT - Deputetja Grida Duma duke hyre ne nje seance parlamentare gjate te ciles u miratua nje projektligj per nje bashkepunim ekonomik midis Shqiperise dhe Japonise, si dhe dy projektvendime./r/n/r/nMINISTERS AND DEPUTIES ENTER THE PARLIAMENT - MP Grida Duma entering a parliamentary session during which a draft law for an economic cooperation between Albania and Japan was approved, as well as two draft decisions.

Tani është kthyer në modë. Nga gazetar bëhesh politikan dhe nga politikan bëhesh gazetar.

Kështu ndodhi me Luan Ramën. Disa vite ministër, zyrtar i lartë në PS dhe LSI, tani me emision të vetin në Ora.

Kopja e tij e re është Grida Duma. Ajo po braktis Parlamentin për të bërë moderatoren e emisionit Top Story në Top Channel.

Ky emision, ka disa vite që po dështon vazhdimisht duke u shndërruar në Top futbolli me ndryshimet që ka pasur.

Kur Sokol Balla e drejtoi në fillim, emisioni ishte autoritar. Për vetë faktin se ishte goxha i njëanshëm, emisioni ra në audiencë aq sa ai u largua nga Top Channel dhe shkoi në Vizion Plus me Real Story.

Ndërkohë Top Channel e bëri Top Story investigativ, por e mbylli më vonë duke akuzuar stafin për gjoba.

Sokol Balla ndërkohë kishte shkuar në News24 dhe u rikthye. Zgjati vetëm pak muaj dhe emisioni u mbyll sërish.

Tani, Top Story pritet të drejtohet nga Grida Duma dhe rinis të hënën 14 nëntor.

Burime në Top Channel bënë të ditur për noa.al se ditën e sotme (e martë) Grida Duma do të japë dorëheqjen si deputete e Kuvendit dhe nga strukturat e Partisë Demokratike. Kurse të hënën ora 21 ajo do të nisë drejtimin e emisionit Top Story.

Deputetja Grida Duma duke hyre ne nje seance te jashtezakonshme parlamenti, ku Bajram Begaj u betua si Presidenti i 11 i Republikes

Grida Duma vjen nga radhët e PD dhe dikur ishte zëdhënëse e Sali Berishës.

Ashtu si ajo, dhe të tjerë zëdhënës kanë emisionet e tyre si Erla Mëhilli, Juela Melanie apo Neritan Sejamini. /noa.al