Ballina Rajoni Greqia ‘pushtohet’ nga flakët, digjen shtëpi dhe makina

Greqia ‘pushtohet’ nga flakët, digjen shtëpi dhe makina

1

Greqia- Vazhdon beteja e zjarrfikësve, vullnetarëve dhe banorëve për të frenuar dhe vënë nën kontroll zjarrin që ka rënë që prej orës 10:00 të së shtunës në Vatera, në jug të Lesvosit. Zjarri ka nisur nga mali, në Rogada, por erërat e forta e kanë zbritur në vendbanimin Vaterou.

Me gjithë përpjekjet e shumta, janë djegur dy shtëpi, një makinë dhe një fermë, ndërsa janë dëmtuar edhe biznese turistike.

Zjarri po djeg tashmë zonat bujqësore dhe pyjore, si dhe në parcela banimi që nuk ishin pastruar.

Erërat e forta që fryjnë shtyjnë flakët drejt fshatit Vrisë, ku ka një sipërfaqe të madhe pyjore.

Sipas guvernatorit rajonal të Egjeut të Veriut, Kostas Moutzouris, gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit mbeti i plagosur një zjarrfikës, ndërsa pas komunikimit të tij me ministrin e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis, mjetet ajrore që operojnë në zona u përforcuan. (noa.al/M.D)