Ballina Vendi Greqia nën pushtetin e zjarrit, evakuohen 3 vendbanime

Greqia nën pushtetin e zjarrit, evakuohen 3 vendbanime

1

Banorët e tre vendbanimeve në Greqi janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pas një zjarri të madh që ka përfshirë zonën e Ilias në Athinë, që prej ditës së djeshme, 3 korrik.

Mediet greke raportojnë se flakët e zjarrit janë afruar shumë pranë shtëpive në Ilia, e për këtë arsye autoritetet vendase u kërkuan banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan abcnews.al.

Sipas përditësimeve të fundit flakët e zjarrit janë vënë pjesërisht nën kontroll.

Zjarri ka nisur nga Portes Achaia dhe është përhapur me shpejtësi në fshatin fqinj Valmi, për shkak të erërave të forta.