Ballina Rajoni Greqia me Kryeministër të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja në 25...

Greqia me Kryeministër të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja në 25 qershor

1

Greqia do të udhëhiqet nga një kryeministër I përkohshëm deri në zgjedhjet që do të mbahen në 25 qershor. Pesë partitë kryesore kanë diskutuar me presidenten për hapat që do të merren, duke pranuar si drejtues të qeverisë kreun e gjykatës

Pesë partitë kryesore në Greqi kanë rënë dakord për të mos vijuar me diskutimet për formimin e qeverisë por ti drejtohen sërish kutive të votimit.

Këtë të mërkurë u zhvilluan diskutimet e fundit në selinë e presidencës ku morën pjesë kreu i demokracisë së re Kyriakos Mitsotakis, ai i Syrizas, Aleksis Tsipras, i Pasok Nikos Anroulakis dhe sekretari i përgjithshëm i KKE Dimistris KOustsoubas si dhe presidenti i zgjidhjes helenike Kyriakos Velopoulos

Në përfundim të diskutimeve që zgjatën për rreth 30 minuta është bërë e ditur se kryeministër i përkohshëm i vendit do të jetë kryetari I Gjykatës Ioannis Sarmas , i cili ja marrë dhe dakordësinë e palëve për të drejtuar vendin deri në 25 qershor kur edhe është vendosur që 10 milionë grekë ti drejtohen kutive të votimit.

Megjithatë do të jetë Sarmas që do të përzgjedh emrat e ministrave pasi asnjë prej drejtuesve të partive politike nuk ka folur për emrat e kabinetit. Por bisedime ka sa i përket emrit që do të drejtojë diplomacinë dhe mbrojtjen.

Sa i përket takimit Mitsotakis, Androulakis dhe Velopoulos u ulën në të djathtë të Presidentit të Republikës, ndërsa në të majtë Alexis Tsipras dhe Dimitris Koutsoubas.

Të gjithë liderët politikë shkëmbyen shtrëngime duarsh si me njëri-tjetrin ashtu edhe me Katerina Sakellaropoulou kur ajo hyri për herë të fundit në sallën e mbledhjeve

mediat greke shkruajnë se pas takimit në presidencë palët nuk kanë bërë deklarata, por Tsipras i ka kërkuar Mitsotakis që në fushatë të zhvillojnë dhe një debat publik për të ballafaquar programet.