GREQI- Ndodhi në Kryoner në Greqi. Banori kishte dalë për gjueti, në kërkim të derrave të egër që zbresin nga malet në gjetjen e ushqimit.
Kur e kuptoi që derrat e egër i ishin afër, gjuetari nxori çiften dhe filloi t’i qëllonte.
Por një prej plumbave kapi një fqinjën e gjuetarit.
Policia u njoftua për ngjarjen dhe arrestoi autorin.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.