Ballina Vendi Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, si iu mor mjeti luksoz...

Grabitje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, si iu mor mjeti luksoz dy vlonjatëve

1

10 Qershor, 2022 19:04

– Dy të rinj vlonjatë janë zbritur nga makina luksoze ku po udhëtonin duke u kërcënuar me armë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar për në Tiranë kur janë ndaluar në dalje të dytetit të Durrësit pranë kolegjit Turk, rreth orës 22.35 nga dy persona të armatosur.

Dy shtetas të maskuar me maska covid dhe kapele i kanë ndaluar dhe u kanë marrë makinën tip Audi A7 me targa AB080BU, ngjyrë e zezë, duke i kërcënuar me armë tip pistoletë.

Kanë qenë dy persona me makinë tip bmv seria 5 që i kanë ndaluar dhe i kanë kërcënuar me armë. Të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Lajme të sugjeruara

Ma kapele, maska dhe pistoletë, u grabisin makinën luksoze dy djemve nga Vlora në Durrës