tvkombi
tvkombi

Grabitën e dhunuan për vdeκje të moshuarin në Mallakastër, lihen në burg dy të arrestuarit

Vendi

Publikuar ne:12:20 - 23/11/2022

Dy autorët e grabitjes që përfundoi në tragjedi në Klos të Mallakastrës janë lënë në burg. Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Elvis Halimajn dhe Musa Gudon. Dy të akuzuarit kanë tentuar të grabisin banesën e 89-vjeçarit Çaush Shehajt. Duke qenë se nuk kanë mundur të gjejnë para në shtëpi ata kanë dhunuar Shehajn dhe bashkëshorten e tij të sëmurë.

I moshuari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot dhunës së përjetuar. Ndërkohë bashkëshortja e tij është ende duke u përmirësuar nga plagët e marra. Të afërm të viktimës kanë deklaruar se ky ishte rasti i dytë i tentativës për grabitje. Një javë më parë dy autorët kishin hyrë dhe duke mos gjetur para kishin marrë pushkën e Shehajt.

Ju sugjerojmë