Ballina Vendi Grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial, gjykata cakton masën për dy policët

Grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial, gjykata cakton masën për dy policët

1

Dy policët që grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial janë lënë në burg. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”  për efektivin e Policisë Bashkiake, Saimir Muzikanti dhe efektivin e Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani. Ata akuzohen për “vjedhje” përmes kanosjes te qytetarëve.

Në sallën e gjyqit, të dy të dyshuarit nuk kanë dhënë shpjegime. Pas shoqërimit, Muzikanti ka pranuar se u merrte para qytetarë. Cani ka majtur qëndrim mohues për akuzën. Përmes avokatit, 39-vjeçari, Muzikanti ka pretenduar se është dhunuar nga policia dhe se ka bërë kallëzim për këtë fakt.