Ballina Vendi Goditet rasti i trete ne Fier i ushtrimit te aktivitetit Kopesht, ...

Goditet rasti i trete ne Fier i ushtrimit te aktivitetit Kopesht, pa license!

1

Fier Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse. Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme. Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.