Ballina Vendi Goditën policët në krye të detyrës,shpallen në kërkim dy djemtë...

Goditën policët në krye të detyrës,shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit!

1

Dy djemtë e Tom Doshit, janë shpallur në kërkim nga policia per ushtrim dhune ndaj disa policeve!

Ata kanë kundërshtuar dhe dhunuar punonjësit e policisë, si dhe kanë prishur qetësinë publike. Mbi ta rëndojnë disa akuza, sipas njoftimit përkatës të Policisë së Shtetit:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre“.