Ballina Lajme Politike “Gjykimi për Mcgonigal nis në tetor”, Berisha: Ramën s’ka forcë që e...

“Gjykimi për Mcgonigal nis në tetor”, Berisha: Ramën s’ka forcë që e shpëton, i është ‘skanuar’ çdo email apo komunikim

10

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi për çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se gjykimi do të nisë në muajin tetor.

Berisha duke iu referuar kësaj çështje tha se McGonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

“Nuk ka forcë që shpëton. Ndaj ai vërtitet. Për ironi të tij, për fatin më të zi të tij, mund t’ju them se e vetmja gjë globale është kalimi te afera McGonigal. Gjykimi i çështjes nis në tetor. Dhe është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se Mcgonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin që kam në i-pade. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë, më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhënë për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalit për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët, e dënuan me 5 vite burg. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, por jashtë. Pasi do të kishte qenë më e rëndë. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim.”, tha Berisha.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje SPAK, që të hetojë tenderat që ka dhënë ish-kryebashkiaku Gjici.

“I bëj thirrje ‘Skapit’ të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Ramës. Të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre. Të hetojë çdo tender të fituar nga Gjici në 100 mln euro sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet se qenkan të lidhur këta të dy. Ftoj të bëjnë një hetim, për të kuptuar si anë nga qielli 100 mln euro.