Ballina Vendi Gjykata vendos, burg për ish-deputetin Alqi Bllako

Gjykata vendos, burg për ish-deputetin Alqi Bllako

1

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Bllako la mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. SPAK e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e inceneratorëve.

Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, ndërsa dje pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.