Ballina Lajme Gjykata lë në burg Alda Klosin! Avokati: Rozeta Dobi dha deklarim të...

Gjykata lë në burg Alda Klosin! Avokati: Rozeta Dobi dha deklarim të pavërtetë, Prokuroria nisi hetimet pas arrestimit

1

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi. Kjo e fundit nuk ka marrë pjesë në seancë pasi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit.

Avokati i Klosit, Ilirjan Muho në një deklaratë për media pas vendimit të Gjykatës, u shpreh se Prokuroria ka nisur hetimet pas arrestimit. Teksa i konsideroi deklaratat e dhëna nga Rozeta Dobi, pastruesja e cila vodhi shumën e konsiderushme nga banesa e Alda Klosit, si të pavërteta, Muho shtoi se paratë do të shkonin për kurimin e xhaxhait të ish-zyrtares. Kujtojmë se Rozeta Dobi ka deklaruar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin për fshehjen e parave.

“Nëse do kishte marrëveshje mes kësaj dhe personazhit që u kap duke vjedhur banesës, padiskutim që do të oishte e mundur që në shtëpin e saj përveç sendeve të pretenduara do kishte dhe sende të tjera. Origjina e parave, në fazën e hetimeve nga vëllai i saj dhe Alda është paraqitur një kontratë huadhënie mes tij dhe një shtetasi të identifikuar, që ushtron aktivitet të ligjshëm, janë dhënë 125 mijë euro për kurimin e xhaxhait të saj që në nëntor. Këto shpenzime do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë dhe u mbajtën në shtëpinë e nuses së xhahxahit, pasi kjo e fundit u largua në Amerikë, paratë iu kthyen hallës. Ajo kishte kohë ti deklaronte deri në mars. Ajo ka thënë më janë vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë usd.  Pse su pyet për çfarë nevoje i kishte paratë? Përsa kohë su pyet, ajo s’ka thnëë gjë. Alda Klosi nuk u pyet për këtë gjë, por vetëm na përshkruaj sendet që të kanë humbur. Lekët janë për xhaxhain, për përballimin e shpenzimeve të kurimit në Amerikë. Mos u çudisni nëse nesër ajo nuk merr atë që do, do bëj deklarim tjetër. Nëse Rozeta Dobi hedh poshtë deklarimet e bëra sot, çfarë do bëjë Prokuroriua? Do i thotë Aldës na fal që të arrestuam sepse ajo gënjeu? Deklarata e Rozetës bie ndesh me deklaratën e djalit të saj. Ne pamë deklaratën e dhënë nga Rozetës, është e përcipë. Deklarimet e dhënë nga Rozeta Dobi janë të pavërteta”, tha Muho.

Klosi akuzohet për pastrim parash, ndërsa arrestimi i saj erdhi aps dëshmisë së Rozeta Dobit, pastrueses e cila i vodhi ish-zyrtares 120 mijë euro. Nga deklarimet e bëra nga Dobi në polici, ndryshoi e gjithë dinamika e ngjarjes, pasi ajo ka deklaruar se ka qenë vetë Klosi e cila i kishte kërkuar t’i merrte paratë. Sipas saj, ish-zyrtarja kishte probleme me bashkëshortin dhe se vjedhjen e kishte inskenuar për të bërë përgjegjës atë. Po ashtu Dobi ka deklaruar se në shtëpinë e Klosit hynin shuma të mëdha parash.

/rtsh.al/