Ballina Lajme Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për...

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren

1

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, (Alfred Shkurti), të njohurin gjerësisht si ish-kreun e bandës famëkeqe të Lushnjes. Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares, pesë vite pasi Kushtetuesja e ktheu çështjen për rigjykim.

Aldo Bare vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

Ish-oficeri i forcave speciale krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.