Ballina Lajme Gjykata e la në burg, flet avokati i rusit që sulmoi ushtarët:...

Gjykata e la në burg, flet avokati i rusit që sulmoi ushtarët: Kërkuam të njiheshim me materialet, por Prokuroria i ra shkurt

1

Avokati i rusit Mikhail Zorin që sulmoi ushtarët, Demir Çiftja, pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për ta lënë në burg pas ngjarjes së ndodhur në Gramsh, ka thënë se klienti i tij nuk e pranon këtë vendi dhe se kërkon një masë më të butë.

Ai tha se ka kërkuar që të njihet me materialet e Prokurorisë dhe ku e bazojnë vendimin, por kjo gjë u është refuzuar.

“Klienti pretendoi se i kanë dhënë deklarimet, për momentin janë sekret hetimor, do t’i ngelë hetimit kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni nëse kanë bashkëpunuar me autoritete shqiptare, jam avokat i caktuar nga gjykata, ai sqarimet i ka dhënë, kam kërkuar që i mbrojturi prej meje ka debatuar me dy punonjësit që kanë qenë rojë, ka përdorur një sray sepse është ndjerë i kërcënuar për momentin, kjo ka qenë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por Prokuroria i bie shkurt dhe thotë se akuzën tonë e kemi të bazuar në prova. Klienti im nuk e pranon vendimin, kërkon masë më të butë. Askush deri tani nuk më ka kontaktuar as nga ambasada ruse as nga ajo ruse për të pyetur për klientin tim”, tha ai.