Ballina Vendi Qelluan me levë kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, policia në kërkim të...

Qelluan me levë kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, policia në kërkim të autorëve. Shoqërohen disa persona

1

Elbasan-Policia e Elbasanit ndodhet në kërkim të autorëve që qëlluan me levë dhe mjete të forta në kokë kancelarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit Ledio Sulkuqi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kala’ në një nga rrugicat ku banonte Sulkuqi.

Burimet bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur rreth kësaj ngjarje.

51 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.