Ballina Bota Gjithë bota me syte në Turqi/ Fillon takimi mes ministrave të jashtëm...

    Gjithë bota me syte në Turqi/ Fillon takimi mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës!

    1

    Ka nisur në Antalia takimi midis dy ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba.

    Gjatë takimit pritet të diskutohet për gjetjen e një marrëveshje dypalëshe për pushimin e luftimeve mes dy vendeve, pas dështimit të negociatave në dy takimet e para. Ky takim u ndërmjetësua nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

    Luftimet mes dy vendeve kanë arritur në ditën e 15m ndërsa ditën e djeshme u shënua një ndër sulmet më të rënda deri më tani. Trupat ruse bombarduan spitalin në qytetin e Mariopulit, duke vrarë 3 persona, mes tyre një 6-vjeçar. Numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa sulmi shkaktoi një katastrofë humanitare për shkak se tashmë qyteti i rrethuar nga rusët nuk ka mundësi të përballojë fluksin e të sëmurëve apo të plagosurve.