Ballina Lajme Politike Gjimnazistët e Fierit në krah të kryetarit Subashi për gjelbërimin e lumit...

Gjimnazistët e Fierit në krah të kryetarit Subashi për gjelbërimin e lumit Gjanica në ditët e fushatës zgjedhore .

1

Zgjerohet bashkëpunimi mes të rinjve gjimnazistë të qytetit të Fierit dhe bashkisë së Fierit në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe mbjelljes së drurëve dekorativë. Të rinjtë gjimnazistë janë bërë pjesë e një iniciative që së bashku me kryetarin Armando Subashi gjatë gjithë ditëve të fushatës zgjedhore që po vjen do të punojnë për zgjerimin e hapësirave gjelbrat dhe të mbjellin sa më shumë pemë dhe lule. Tashmëfokusi i tyre është përqendruar në të dy anët e lumit Gjanica ku do të mbillen çdo ditë pemë të reja. Pak kohë më parë po të rinjtë e qytetitFierit kanë qenë pjesë e një iniciative të bukur në drejtim të pyllëzimit të mjediseve të ishfushës së mbetjeve urbane në Fier që po merr fizionominë e një parku të madh të gjelbëruar dhe të pyllëzuar. Pyllëzimit i mjediseve të krijuara tashmë me synimin e përfitimit hapësirave pushuesve për banorët e fierit është bërë një qëllim i punës sëpërditshme të bashkisë së Fier, por edhe njëobjektiv i kryetarit të bashkisë ArmandoSubashi.

Në mënyrë të shpeshtë këtyre iniciativave i janë bashkuar si individë të veçantë, qytetarëfierakë që kanë mbjellë me dëshirë një numër fidanësh drurësh dekorativë, por edhe subjekte private të cilat kanë dhënë ndihmesën e tyre nëkëtë drejtim.

Shndërrimi i qytetit të Fierit në një oazgjelbërimi dhe dhënia e  një frymëmarrje sa më të madhe në hapësira mbetet një punë e cila vazhdon çdo ditë të vitit./ Tv Kombi