Ballina Vendi Gjiknuri sfidon opozitën: Sillni katër emra dhe ulemi që sot, po të...

Gjiknuri sfidon opozitën: Sillni katër emra dhe ulemi që sot, po të doni nxirrni një emër për në seancë

1

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka shpallur “sfidë” opozitës për përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai i kërkoi atyre që të sjellin katër emra dhe të ulen të negociojnë, për të provuar kështu edhe sinqeritetin e ofertës së tyre për bashkëpunim.

“Ne durimin dhe dakordësinë tonë është shprehje e vullnetit të mirë. Përkundrazi, dëshira jonë është të dialogojmë. Maturimi i politikës duket kur palët edhe me ide të kundërta merren vesh. Transparenca është e mirë kur vendosen disa parime, por duhet të ulemi, dialogojmë dhe mos të kemi frikë. Nga kjo pikëpamje ka ardhur momenti të respektojmë raundet që ka thënë Kushtetuta. Duke iu dhënë juve të gjithë të drejtën e propozimit.

Po jemi gati, katër emra t’i sillni në 2 mënyra. Katër emra që i mendoni të jenë atraktiv. Këto emra i konsultoni dhe të ulemi pasdite që sot, të bëjmë negociata për emrat. Na vendosni në provë për sinqeritetin e bashkëpunimit. Po e themi shumë miqësisht dhe me një gatishmëri politik. Silleni kandidaturën tuaj. Sillni 4 emra në tavolinë negociatash. Nuk është normale të rrimë para kamerave. Kemi diskutuar shumë vite më parë për referoma të tjera”, u shpreh Gjiknuri.