Ballina Vendi Gjesti frymëzues i turistëve turq. Zbresin nga jahti dhe fikin zjarrin me...

Gjesti frymëzues i turistëve turq. Zbresin nga jahti dhe fikin zjarrin me bidona në Sazan (Foto)

1

Na dhemb djegia e pyjeve. Megjithatë vihet re mjaft indiferencë kur bëhet fjalë për kontribut vullnetar qytetar për të fikur zjarret. Një zjarr i madh ka përfshirë Sazanin këto ditë duke shkretuar sipërfaqe me pyje. Ajo që i ka prekur të gjithë sot ka qenë gjesti i dy turistëve turq të cilët kanë zbritur nga jahti ku po pushonin, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Siç duket edhe nga pamjet, dy turistët kanë zbritur dhe me bidona në duar kanë shuar zjarrin në një pemë që sapo kishte marrë flakë, duke marrë përsipër edhe rrezikun që i kanoset. Jo vetëm nga flakët, por edhe nga municionet që kanë nisur që të plasin. Modestë për gjestin që po kryenin nuk kanë dashur as që të japin asnjë koment.