Ballina Bota Gjermani, 40-vjeçari vret nënën e tij dhe merr peng 2 persona

    Gjermani, 40-vjeçari vret nënën e tij dhe merr peng 2 persona

    1

    Mediat gjermane bëjnë me dije se një burrë i armatosur me pistoletë ka hapur zjarr drejt godinës së radios lokale në Dresden dhe më pas është fshehur në një farmaci.

    Mësohet se fillimisht, 40 vjeçari ka vrarë fillimisht nënën e tij 70 vjeç në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

    Vrasësi i dyshuar hyri në “Radio Dresden” në Ammonhof pas krimit në mëngjes. Ai tentoi të futej në ambientet e brendshme duke thyer derën por nuk ia doli dot. Menjeherë pas kësaj është larguar për t’u fshehur në një farmaci,  ku mori peng një grua dhe një fëmijë.

    Forcat speciale të policisë hynë në farmaci dhe arritën të kapnin agresorin.