Ballina Vendi Gjendja ekonomike, shkaku pse emigrojnë shqiptarët, sociologia: Të ndryshojnë politikat e punësimit...

Gjendja ekonomike, shkaku pse emigrojnë shqiptarët, sociologia: Të ndryshojnë politikat e punësimit e shërbimeve! Mbi 200 mijë të larguar në 10 vjet

1

Varfëria, pasiguria për të ardhmen, por edhe mungesa e shërbimeve publike janë disa nga arsyet që i detyrojnë shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Për sociologen Entela Binjaku, në këto kushte qeveria duhet të ndryshojë politikat sociale, sidomos për çiftet e reja.

“Arsyet që i bëjnë shqiptarët të largohen jashtë vendit janë të njëjta. Lidhen ngushtësisht me faktorët ekonomik, me faktorë të sigurisë për të ardhmen, lidhen me pamundësinë për të siguruar për fëmijët një të ardhme ndryshe nga e tyrja.  Qytetarët e vendit tonë janë të rrahur me historitë e emigrimit. Përvoja nuk është më e 30 viteve të shkuara. Shpresojnë një punësim që ju siguron pagesë më të mirë, mendojnë se çështjet që përballen këtu atje nuk kanë për ti gjetur. Një arsye tjetër lidhet me më shumë stabilitet. Sot në 2022 kishim shumë besim që qytetarët shqiptarë të jetonin këtu, Duhet të ndryshojnë politikat e punësimit, sigurisë, paga më të mira, shërbime më të mira publike, duhet të ndryshojnë politikat për çiftet e reja. Natyrisht mendoj se duhet më shumë politika sociale për shtresa të ndryshme të shoqërisë”.

Për qytetarët, arsyeja e largimit, është humbja e shpresave për një jetë të mirë në Shqipëri.“Po vazhdojnë dhe largohen çdo ditë shqiptarët. Deputetët marrin votën dhe nuk duan të ja dinë se çfarë ndodh. Qeveritarët nuk duhet ti lënë të rijnë të të largohen. Unë kam dy jashtë vendit. Çfarë i do që janë. Pleqtë pa rob në shtëpi”, tha një qytetar. 
“Ikin për një jetë më të mirë. Këtu nuk mund të punojnë me 10 mijë lekë në ditë. Kam 6 fëmijë jashtë vendit. Jetesa më e mirë atje. Dje kam ardhur. Këtu është një rrëmujë e madhe. Ju them pensionistëve në Itali marr 100 euro, thonë o zot pasi marrin 1mijë euro dhe nuk ju dalin”, tregon një tjetër.
“Duhet të shtohen rrogat, pensionet. Ne shohim kalendarin kur del pensioni sepse nuk na del”, tregoi një tjetër.
“Nuk gjejnë veten e tyre këtu, nuk ka punë. Duhet të njohësh dikë për tu future në punë. Nuk i ofrojnë mundësitë të rinjve që të angazhohen në punë. Kanë pak shpresë të rinjtë këtu. Nuk mund të paguhesh 300 mijë lekë dhe diku tjetër të paguajnë 1000 mijë 1300 euro”, thotë një tjetër.

Nga raporti  i fundit i Institutit të Statistikave rezulton se emigracioni ka shënuar rritje pas vitit 2017, duke kulmuar në 2021, ku 33 mijë persona ikën pa kthim. Ndërkohë që gjatë 10 viteve të fundit sipas raportit të INSTAT, 7,5% e popullsisë apo e thënë ndryshe 213,748 persona kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria.