Ballina Vendi Gjendet një predhë e vjeter në plazhin e Sarandës

Gjendet një predhë e vjeter në plazhin e Sarandës

1

Në plazhin e njohur si “Çentrali”  në Sarandë është gjetur një predhë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë njoftuar në sallën operative se është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi  i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.