Një pako e dyshimtë është gjetur në mes të rrugës në lagjen ” 1 Maji”, në zonën e plazhit të vjetër.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një sasi eksplozivi, që dyshohet se ka rënë nga një makinë në lëvizje e sipër.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po presion forcat xheniere për të kontrolluar pakon.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.