Ballina Vendi Gjendet një makinë e djegur në zonën e ‘Ranës së Hedhun’

Gjendet një makinë e djegur në zonën e ‘Ranës së Hedhun’

1

 Një mjet i shkrumbuar është gjetur ditën e sotme në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo në rastin më të keq, viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, ndërkohë, që edhe policia është nisur drejt ‘Ranës së Hedhun’.

Pritet të kryhen verifikimet për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.