Ballina Vendi Gjendet një burrë i vdekur në mes të rrugës ne Tiranë

Gjendet një burrë i vdekur në mes të rrugës ne Tiranë

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Shefqeti”, Tiranë. Ndërkohë nga këqyrja paraprake në trupin e 65-vjeçarit me iniciale B.M nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak;/ Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.