Ballina Rajoni Gjendet i vrarë dhe i groposur në bregdet në Greqi 31-vjeçari shqiptar....

Gjendet i vrarë dhe i groposur në bregdet në Greqi 31-vjeçari shqiptar. Lëndime në kokë e trup

1

GREQI- Gjendet shqiptari i vrarë dhe i groposur në breg të detit në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Kartelës në Kyparisia.

Lawandorder  shkruan se trupi u gjet i varrosur në rërë nga një burrë që ecte me qenin e tij në zonë.

Mësohet se nga poolicia ky rast po hetohet si vrasje ndërkohë që bëhet me dije se trupi i përketi një 31-vjeçari shqiptar në Qiparisia.

Trupi u gjet pasditen e djeshme i varrosur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia dhe kishte lëndime kryesisht në kokë.

Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë kanë shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i përhershëm i zonës. Paralelisht me mbledhjen e provave, policia që po heton rastin është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e shqiptarit.