tvkombi
tvkombi

Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se vrau veten me armë zjarri

Lajme

Publikuar ne:17:44 - 05/08/2022

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 18:55, në banesën e tij në rrugën “Agush Gjergjevica”, Tiranë.

Trupi i pajetë i shtetasi me inicialet B. Z. është gjetur nga familjarët, ndërsa dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju sugjerojmë