Ballina Vendi Gjendet i pajetë në banesën e tij në Tiranë,një 43-vjeçar

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Tiranë,një 43-vjeçar

1

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrugën “Sali Nivica” në Tiranë.

Sipas policisë trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga të afërmit e tij.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.