Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, me rastin e festës së Ashures.
Në një mesazh të shkurtër para mediave, Meta tha se kjo ditë është mjaft e veçantë për besimtarët, një ditë e sakrificave dhe përpjekjeve për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të njerëzve.
https://www.youtube.com/embed/SbxdcPfpeVQ
“Me rastin e kësaj dite shumë të veçantë, e cila është dita e sakrificave dhe përpjekjeve për të nxjerrë në pah vlerat më të mira njerëzore. Ditë që I fton të gjithë përmes mesazhit që ajo mbart”, u shpreh ai.