Ballina Bota Gjendet helikopteri që ishte zhdukur në Itali, 7 të vdekur në aksidentin...

    Gjendet helikopteri që ishte zhdukur në Itali, 7 të vdekur në aksidentin e rëndë ajror

    2

    Itali- Gjendet helikopteri i zhdukur mëngjesin e të enjtes në Itali.

    Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të pajetë, të shtatë pasagjerët e po ashtu janë gjetur dhe mbetjet e tij në malin Cusna, Reggio Emilia.

    Avioni u rrëzua në shtratin e një përroi i njohur me emrin Lama, në Passo degli Scaloni, 1,922 metra mbi nivelin e detit, dy kilometra nga streha e Segheria. Zona ka një terren të vështirë, dhe është e paarritshme prandaj grupet e shpëtimit janë përballur me një punë sfiduese.

    Kërkimet nga mëngjesi i sotëm ishin fokusuar në malin Cusna, maja më e lartë në Reggio Apenines, ku ishin identifikuar mbeturinat e avionit. Kontrolli nisi nga helikopter i Guardia di Finanza, pranë strehës Battisti, pas denoncimit të një alpinisti që kishte vënë re disa pemë të djegura dhe disa mbetje metalike në zonë.

    “Shkuam në zonë dhe gjetëm gjithçka të djegur. Helikopteri është në një luginë pranë një përroi.”- tha një operator nga bordi i Forcave Ajrore.

    Prokuroria lokale ka hapur një dosje për katastrofën ajrore, por do të jetë Prokurori Publik i Reggio Emilia që do të koordinojë hetimin për rrëzimin e avionit.

    Në qendër do të jetë kontrolli i kutisë së zezë, ndërsa dhe plani i fluturimit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm, sa bashku me gjurmët e radarit. Një hetim është hapur edhe nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve, e cila ka urdhëruar dërgimin hetuesit të saj në vendin e aksidentit.

    Ndërkohë është publikuar dhe një video disa sekonda e dërguar përmes whatsapp-it nga njëri prej gjashtë pasagjerëve, e cila do të dokumentonte fluturimin e helikopterit që u zhduk mëngjesin e së enjtes mbi Toskan-Emilian. Video është regjistruar nga një prej pasagjerëve, dhe i është dërguar babait të tij, i cili ua ka dorëzuar autoriteteve.

    Të enjten, në momentin e rrëzimit të supozuar të helikopterit, kushtet e motit në atë zonë ishin të pafavorshme për fluturim, por sërish helikopteri u nis. Hipoteza më e mundshme, siç raportohet nga mediat italiane, është se piloti ka tentuar disa manovra emergjente, të cilat përfunduan keq.