Ballina Vendi Gjenden lende narkotike ne Burgun e Fierit

Gjenden lende narkotike ne Burgun e Fierit

2

 Një kontroll blic në burgun e Fierit ka zbuluar drogë dhe disa pajisje që ishin shndërruar si mjetet komunikimi me botën jashtë. Kontrolli nisi pas informacioneve se në burgun e Fierit ishte futur një sasi droge dhe kjo u konfirmua. 9 doza lëndë narkotike, e pa specifikuar se cilit lloj, u gjeten në ambientet e burgut, e ndërsa 13 tjera në palestër. Të dënuarit ishin “kujdesur” që ta fshihnin mirë, duke e vendosur në neonin e tavanit të palestrës, por kjo nuk u ka shpëtuar uniformave blu.