Ballina Bota Gati takimi Biden-Putin

    Gati takimi Biden-Putin

    2

    Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se ka përfunduar puna për sanksionet kundër Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën.

     Borrell tha se ato do të prezantohen në një takim urgjent të ministrave të jashtëm.

    Më herët kreu i Politikës së Jashtme të BE-së kishte deklaruar se sanksionet do të përfshinin ndalimin e funksionimit të gazsjellësit rus Nord Stream 2, megjithëse vendet evropiane ishin kundër sanksioneve në fushën energjetike.

    Sanksionet e Bashkimit Evropian, vijnë në një kohë kur presidenti Biden dhe ai rus kanë rënë dakord për të mbajtur një takim kokë më kokë në një samit në Paris në ditët në vazhdim.

    Lajmin e ka konfirmuar Presidenca Franceze përmes një deklarate për mediet, pasi presidenti Emmanuel Macron komunikoi me Biden dhe Putin përmes telefonit të dielën.