Ballina Vendi Gati projekti “Gjanica 3” Ja si do te duket shetitorja e re...

Gati projekti “Gjanica 3” Ja si do te duket shetitorja e re e qytetit!?

2

Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për gati 25 vite ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në qytet. Pas perfundimit te fazes se pare, aktualisht punimet jane perqendruar ne pjesen e dyte, ne segmentin nga ish-Ura me Shkalle deri ne Uren e Sheqit.

Por nderkohe nje tjeter projekt eshte gati per pjesen e mbetur te rrjedhes se Gjanices ne qytet. Behet fjale per segmentin nga shkolla “Bazat e Shkences (prane ish-kinemase) deri te ura ne unazen lindore te qytetit, ku lidhet lagjja “11 Janari” me ate “1 Maj”.Projekti eshte gati dhe pret financimin, arkitektet e bashkise e kane bere gati dhe jane kryer te gjitha studimet e nevojshme.Pas realizimit te ketij segmenti, e gjithe rrjedha e lumit Gjanica do te jete e sistemuar dhe rehabilituar pergjate gjithe qytetit.