Ballina Lifestyle & Showbiz FOTO/Elsa Lila me kapele në kokë, momenti i arrestimit të këngëtares së...

FOTO/Elsa Lila me kapele në kokë, momenti i arrestimit të këngëtares së njohur në Itali!

1

Publikohet video e momentit të arrestimit të këngëtares Elsa Lila, si llogaritare e grupit të trafikut të drogës. Gazeta Shqip ka siguruar momentin kur shfaqet me pranga në duar.

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Mes të hetuarve, spikat edhe emri i këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila sipas mediave italiane, ishte llogaritarja e grupit.

Mes të dyshuarve figurojnë edhe emrat e shqiptarëve pranë klanit Guarnera: boksieri Petrit Bardhi, i njohur më mirë si “Titty”, miku i Arben Zogut “Riccardino”, i cili me një tjetër boksier, gjithashtu shqiptar, Orial Kolaj, i përket kësaj bande. grupi i Ponte Milvio-s, ajo e lidhur me Fabrizio Piscitelli-n, ‘Diabolik’ dhe koka ultras të Lazios u qëlluan për vdekje në vitin 2019 teksa ishte në Parco degli Acquedotti. Por jo vetëm. Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Lila Elsa, që jeton në në Itali.