Ballina Lajme Forcat speciale greke bastisin qelitë e burgut ku ndodhet shqiptari Alket Rizai

Forcat speciale greke bastisin qelitë e burgut ku ndodhet shqiptari Alket Rizai

1

Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurimit të Atikës kanë kryer një kontroll të befasishëm në burgjet e Domokos, duke kapur në flagrancë 12 persona.

Konkretisht, Departamenti kundër Shantazheve ka kryer kontrolle në dhjetëra qeli pas informacioneve që kishin për posedim të celularëve dhe mjeteve të forta si thika apo leva.

Mes 12 personave ndaj të cilëve është ngritur dosje për posedim të këtyre mjeteve, është sipas informacioneve edhe i burgosuri shqiptar Alket Rizai.