Edhe kete vit, per te 9-tin vit radhazi, do te hap dyert “Fokus Award 2018”, nen temen “Nje duel me driten”. Ne 12 tetor, ne mjediset e Galerise se Arteve “Vilson Kilica”, do te ekspozohen 36 fotografi, te perzgjedhura me kujdes nga nje juri profesionistesh. Kjo e fundit do te zgjedh edhe fituesit, ndersa gjithcka vjen nen kujdesin e vecante te Bashkise se qytetit te Fierit.