Ballina Sport Florian Marku i pamposhtur!Një duel me Amir Khan do ta bënte yll...

Florian Marku i pamposhtur!Një duel me Amir Khan do ta bënte yll botëror

1

Dy sinjale të rëndësishme dha dje në mbremje Florian Marku. E para dhe kryesorja është ngjitja në renditjen e përgjithshme të boksit ku u katapultua nga vendi i 73-të në atë të 48-in menjëherë pas suksesit ndaj Jenkins.
Kjo tregon edhe një herë se nuk është më një surprizë ngritja e tij dhe shpërthimi në boks e se gjithçka e ka arritur me meritë.

Një tjetër sinjal i rëndësishëm që dha Florian Marku pas ndeshjes ishte rivali i tij i ardhshëm. Kampioni kuqezi pasi mbrojti titullin IBF për peshën welter lançoi sfidën për Amir Khan, boksierin britanik.