Ballina Lajme Florian Marku flet pas fitores/ Dy fjalë për kritikët: Meksikanët janë më...

Florian Marku flet pas fitores/ Dy fjalë për kritikët: Meksikanët janë më të fortë, unë jap shpirtin

1

Florian Marku i është përgjigjur akuzave se kishte zgjedhur kundërshtar të lehtë, pas triumfit në ndeshjen e sotme në “Air Albania”.

Marku ka hasur vështirësi dhe sipas komentatorëve britanikë të Sky Sport bëri disa gabime gjatë përballjes me Miguel Parra Ramirez, i cili u tregua i pamëshirshëm duke e rrëzuar boksierin shqiptar në tokë.

Pasi gjyqtarët i akorduan fitoren me pikë, Marku iu përgjigj akuzave duke pranuar se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për të.

Ai theksoi se nuk është superman, por jep shpirtin gjatë ndeshjeve që zhvillon.

“Të gjithë ju që thatë se ishte i dobët. E patë sot! Meksikanët janë shumë të fortë në këtë sport. Ata vijnë për të luftuar. Unë s’jam superman, por jap shpirtin”, deklaroi Marku duke mos kursyer as falenderimet për organizimin madhështor të eventit në Tiranë.