Ballina Lajme Flet i fejuari i Tina Pajollarit: Ajo qan kur e pyes për...

Flet i fejuari i Tina Pajollarit: Ajo qan kur e pyes për vrasjen e Martin Çeços!

1

TIRANË- Artjon Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit ka treguar se e ka pyetur partneren e tij në lidhje me vrasjen e Martin Çeços. Në një intervistë për emisionn “Uniko”, ai thotë se mendon që Tina është e pafajshme dhe nuk është përfshirë në këtë krim. Ferraj shton se ka qenë ai vetë që e ka çuar Tinën në prokurori në momentin që u ka shkuar urdhër-arresti.

“Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme. Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim,”- tha Ferraj.

Martina (Tina) Pajollari është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Para togave të zeza, 18-vjeçarja mohoi të ketë lidhje me vrasjen e Martin Çeços. Ajo është shprehur në seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, madje ka shtuar se deklaratën që ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.